Haziri: Kurti nuk ka asnjë meritë për liberalizim, të kërkojë falje për bllokimin 7-vjeçar

Prishtinë | 02 Jan 2024 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e financiare për mosmbajtje të fjalës dhe obligimeve shtetërore, nuk ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave.

Sipas Hazirit, tash është koha që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të kërkojë falje për bllokimin 7-vjeçar dhe t’i tregojë popullit kur do të hiqen sanksionet.

“Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së”, shkroi Haziri.

Tutje, ai tha se Vjena është vendi më i mirë kur Kosova, sipas tij, me unitet politik arriti deri te shpallja e Pavarësisë, në kohën kur siç tha ai, Kurti protestonte dhe martirizonte njerëz kundër saj.

POSTIMI I PLOTË:

Njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën!

Një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e finaciare për mosmbajte të fjalës dhe obligimeve shtetërore, NUK ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave pas vonesës prej 7 vitesh. Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar dhe me i tregu popullit kur largohen sanksionet.

Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së!

Vjena është vendi më i mirë kur Kosva me unitet politik arriti deri te shpallja e Pavarësisë, në kohën kur Kurti protestonte e martirizonet njerëz kundër saj!

Njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën!

Të ngjashme