Haziri: LDK-VV janë në konsultime për një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit

Prishtinë | 17 Pri 2026 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në konsultime për një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online

Ai tha se qëllimi është arritja e një marrëveshjeje sa më shpejt për të siguruar funksionalitet institucional.

“Jemi në konsultime aktive, kryetari i LDK-së është duke punuar për t’i dhënë një mundësi marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së. Qëllim yni është që shteti të jetë funksional dhe të kemi organin më të lartë përfaqësues sa më shpejt. Jemi në 11 ditët e fundit dhe ky afat duhet të na obligojë që sa më shpejt t’i japim vendit një marrëveshje”, ka deklaruar Haziri.

Të ngjashme