Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në tre ditët e fundit në këtë komunë nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar me Koronavirus.
“Faleminderit përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, FSK’së dhe AME, për vlerësimin e lartë për Gjilanin, për ngritjen e nivelit të emergjencave kundër virusit #COVID19”.
“Gjilani në tri ditët e fundit nuk e ka asnjë rast të shënuar me virusin Korona dhe jam i lumtur që masat që i kemi ndërmarrë, e dhanë efektin”, ka thënë Haziri.