Haziri ndihet krenar me sukseset dhe punën e teatrit të Gjilanit

Gjilan | 16 Qer 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë çmimet për më të dalluarit e kulturës dhe rinisë në këtë qytet.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, para se të nis ndarjen e mirënjohjeve për më meritorët në kulturë e rini, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që është arritur të zgjidhet problemi 20 vjeçar i statusit të teatrit të qytetit, i ansamblit të aktorëve, dhe e buxhetit të tij.

“Katër ditët e aktiviteteve maratonike kushtuar 20 vjetorit të çlirimit, i kemi përmbyllë me vlerësimet për njerëzit e teatrit. I falënderoj aktorët dhe performuesit artistik që këtij teatri i kanë bërë nder dhe neve na kanë dhënë kënaqësi. Përfundimisht, u arrit që të zgjidhet problemi 20 vjeçar, fillimisht i statusit të teatrit të qytetit, i ansamblit të aktorëve, dhe i buxhetit të tij. Implementimi nis më 1 janar dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Haziri.

Ai ka përgëzuar të parin e këtij institucioni, Erson Zymberi, për punën e jashtëzakonshme në realizimin e kalendarit të ngjeshur.

“Teatri po bëhet me shtëpi të tyre, do të vazhdojmë ta lirojmë hapësirën e tyre për interesa zhvillimore. Punëtorët tjerë do të zhvendosen në objektet e administratës, ndërsa teatri do ta ketë mundësinë që në hapësirën e vet ta realizojë kalendarin e ngjeshur kulturor, për të cilin jemi krenarë vitet e fundit. Përgëzime për drejtorin, Erson Zymberi dhe stafin e ansamblit, për punën e jashtëzakonshme”, tha Haziri.

Të ngjashme