Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit dhe veprimtarit, Nijazi Xhelili, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Xheliri. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Xhelili,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit dhe veprimtarit, Nijazi Xhelili.
Mësuesi Nijazi është ndarë nga ne vetëm fizikisht, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për edukimin e shumë brezave që sot janë profile akademike, mjekë, profesorë, inxhinierë e mësues. .
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Xhelili, shokëve, kolegëve, miqve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen.
Lamtumirë, mësuesi Nijazi!”.