Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se aktualisht nuk ka koordinim mes partive opozitare në vend.
I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1, ai thotë se politika e LDK-së nuk është në linjë as me Qeverinë por as me dy parti tjera opozitare – Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas tij, aktualisht janë duke u marrë me problemet e brendshme të partisë por edhe rolin e tyre karshi Qeverisë.
“Në pikën që s’ka koordinim mes partive opozitare është e vërtetë. Sepse qëndrimi i LDK-së prej fillimit ka qenë konsistent, kemi vendosë politikën as me Qeverinë, as me këtë pjesë të opozitës për këtë fazë të procesit”.
“Jemi kah merremi me LDK-në dhe e kemi përkufizuar rolin tonë këtë fazë të procesit politik duke dashtë me u marrë me rolin tonë dhe organizimin tonë dhe perspektivën tonë, telashet e tona të brendshme edhe karshi Qeverisjes edhe tjerëve dëshirojmë me ruajt statusin tonë që e kemi”, tha ish-kryetari i Gjilanit.