Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka dhënë detaje për një rast të ri me koronavirus në këtë komunë.
Haziri ka thënë se ai person është infektuar në Prishtinë, në vendin e tij të punës dhe ka kërkuar që të transferohet në Gjilan.
Ai bëri të ditur se i infektuari nuk ka pasur me asnjë person kontakt në Gjilan.
Njoftimi:
Sapo e morëm lajmin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përkatësisht Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare, për një rast të ri të infeksionit me Covid19 nga Gjilani. Personi, në fakt, është infektuar në Prishtinë, në vendin e tij të punës dhe ka kërkuar që të transferohet në Gjilan, gjë që ia kemi mundësuar. Asnjë kontakt nuk ka pasur me Gjilanin dhe po monitorohet nga shtabi për emergjencat civile ndhe intitucionet shëndetësore,
Gjatë ditës, kemi mbajtur takim koordinues me emergjencat civile dhe intitucionet shëndetësore për vlerësimin e situatës e cila është nën kontroll në komunën tonë.
Ju lutem, mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe!