Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtuese rreth dekretit, të presidentit Hashim Thaçi, për 24 orë do ta formojnë Qeverinë e re që pritet ta udhëheq kjo parti.
Kryetari i Gjilanit në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.
“Çfarëdo vendimi që të sjellë Gjykata Kushtetuese ne e respektojmë. Gjithçka është në pritje dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtën atij ose atyre me bë Qeverinë dhe institucionet legjitime dhe kjo çështje është procedurale mandej sepse”.
“Kurdo që gjykata e sjellë vendimin 24 orë janë të mjaftueshme që të kemi institucione të reja ekzekutive”.
Haziri ka komentuar edhe punën 100 ditshe të Qeverisë Kurti. Sipas tij, përveç largimeve, shkarkimeve dhe emërimeve politike veprime tjera nuk ka ndërmarre kjo Qeveri, raporton EO.
“100 numërohen nga zgjedhja e Qeverisë, mirëpo 50 ditë punë e cila e ka humbur besimin për shkak të mocionit të mosbesimit”.
“Do të mbahet mend si qeveri e cila nuk ka arritur të realizojë 100 ditshin si duhet, por detyrën kryesore e kanë pasur pandeminë”.
“Çështje tjera përveç largimeve, shkarkimeve dhe emërimeve politike veprime tjera nuk ka pasur Qeveria”.
Kryetari Haziri kur foli për menaxhimin e pandemisë tha se edhe përkundër shtimit të rasteve pozitive ende nuk ka arsyeje për karantinim.
Ai ka treguar se janë duke pritur rezultatet e 63 rasteve të testuara, raporton EO.
“Burimi i katër ka ardhur për pasojë i një lehone e cila ka lindur, por që ka marrë infeksion në spital privat në Prishtinë dhe një punëtore teknike e cila ka punuar infermiere”.
“Nga ky burim janë infektuar edhe 24 të tjerë që janë anëtar të familjes ose kontakte pune. Jemi ne monitorim të këtyre rasteve sepse janë në karantim. Ju ofrojmë shërbime të tjera”.
“Po presim testimin e 63 rasteve të valës së tretë nga ky kontakt si burim i infeksionit. Shpresojmë që rezultatet të na tregojnë drejt se sa raste mund të jenë eventualisht dhe të shkojmë drejt mbylljes”.
“Ende nuk arsye për karantinim edhe pse janë disa arsye që nuk e lejojnë mirëpo nëse ka nevojë duhet. Deri tash të gjitha rastet janë përballuar suksesshëm sepse burimi ka ardhur prej institucioneve. Në këtë rast ka ardhur nga një klinikë private”.