Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka ironizuar me kryetarin e Vushtrrisë Xhafer Tahiri i cili doli publikisht në mbështetje të kandidatit tjetër, Lumir Abdixhiku.
Në një konferencë për medie për shpalljen e kandidaturës së tij për të parin e LDK-së, Haziri tha se dy kandidatët e tjerë Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku janë koleg të respektuar dhe të njëjtit i ka miq.
Tutje, ai shtoi se është kundër një ndarje të brendshme të LDK-së.
“Nuk kam bërë ekip dhe mekanizëm, unë besoj që e vlefshme është me pas debat të hapur dhe të mos ketë ndarje të brendshme. Dje një koleg i imi që ka dalur dje me tifozllëk me mbështet është pjesë e vendimi të tij, por ajo që thuhet në LDK është me kënd të bëhet Xhafa humb ai, është e vërtetë”, u shpreh ai.