“Gjykata jonë Kushtetuese është e njohur në prodhimin e vendimeve kontraverze; dhe këtë e shohim në baza ditore sepse besojmë që atyre u mungon kompetenca dhe kredibiliteti”.
Kështu tha i dyti në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi, duke cilësuar me Gjykatën Kushtetuese si “jo kredibile” e “jo kompetente”.
Këto deklarime i ka komentuar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke thënë se nga Bislimi “nuk pritet më mirë dhe nuk pritet më drejtë”.
Haziri ka treguar për rastet kur janë respektuar vendimet e Kushtetueses, ndonëse nuk janë pëlqyer.
“Një eksponent i lartë i një partie që shumicën politike në Kuvend, i emëruar në Qeveria vazhdon të dalë kundër institucioneve të shtetit, me kualifikime, denigrim dhe është pjesë e ‘mindseti’ të tyre politike, që të fillojnë me denigrime, me kualifikime të tilla në mënyrë që më bë institucionin e pabesueshëm”.
“Kjo është tragjike për kohën që po kalojmë. Nuk duhet të harrojmë që ky organ kushtetues i ka rrëzuar dy presidentin, në fakt presidentit Sejdiu, mes kryetari të LDK-së dhe presidentit, ia ka zgjedh të rikthehet në LDK-së në këtë dhe e ka lëshuar zyrën e presidentit. Po ka qenë roli Gjykatës Kushtetuese, presidentin Pacolli për shkak të proceduarve dhe lëshimeve procedurale që ka bërë Kuvendi dhe natyrisht Qeveria e Hotit. Dhe është respektuar nga të gjithë, është pëlqyer apo jo. veprime politike kanë qenë prej burrështetasve”, ka thënë Haziri.
Haziri, më tej ka thënë se ky denigrim i Gjykatës Kushtetuese nga Bislimi, vije për të krijuar mosbesim tek qytetarët në këtë institucion.
Sipas tij, VV-ja ka filluar të denigrojë LDK-në e UÇK-në dhe po vazhdon me organet e pavarura.
“Ata fillojnë me denigrim, me poshtërim. Kështu kanë filluar, ne si LDK, si rezistencë politike, historiku ynë ka treguar që rruga e jonë paqësore ka qenë e suksesshme. Këta kanë filluar me e goditë këtë rezistencë edhe me e poshtru çdo ditë, përmes formave dhe mënyra të ndryshme. Madje kanë filluar me denigru dhe poshtru rolin e ushtarit të UÇK-së, liberatorit të këtij vendi, deri në denigrim që me e kriju një mosbesim te qytetarët”.
“Tani janë në rolin e qytetarëve, në vend që të sillesh si burrështetas dhe të bëhet shembulli më i mriz i garantimit të funksionit të shtet respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, ata vazhdojnë me metodat e njëjtat prej pozitës së qeveritarëve me e denigru organet e pavarura. Në ato ende ku ma mund me bo shkarkime, komisione të pavarura, borde duke fillu prej RTK-së deri të komisioni i Minierave dhe Mineraleve dhe bordeve regjionale jo që i kanë shkarkuar po vetë kryeministri i ka thirr nëpër intervista dhe është kujdes që të mos kalojë askush jashtë vijës politike që ai përfaqëson”, ka shtuar Haziri./Dukagjini