Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet por edhe për rastin e dhunës grupore ndaj një të miture që dyshohet të ketë ndodhur dje. Haziri tha se Gjilani prej epitetit të qytetit të paqes dhe respektit është shndërruar në qytet të […]
Haziri për vrasjen e trefishtë: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë – të zbardhen këto raste

Haziri tha se Gjilani prej epitetit të qytetit të paqes dhe respektit është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë.
“Brenda dy ditësh Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, dhuna grupore ndaj një të miture dhe vrasja e sotme e trefishtë me një të plagosur, sipas raportimeve, duhetjetë alarm për të gjithë”.
“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan i dënon këto akte dhe kërkon nga organet kompetente zbardhjen e këtyre rasteve deri në fund. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”, tha Haziri.











