I ashpër në reagimin e Agim Bahtirit, është parë edhe kolegu i tij nga Gjilani Lutfi Haziri.
I pari i Gjilanit, Lufti Haziri, ka thënë se shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet, raporton Ekonomia Online.
Ka thënë se politika nuk guxon ta helmojë qytetarin me thirrje të tilla
“Shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet, e le më të ndodhë ogurzeza. Do të mbesin të dëshpëruar nga durimi e pjekuria politike e shqiptarëve të Kosovës. Koha për fjalë të urta e solidaritet qytetar! Politika nuk guxon ta helmojë qytetarin me thirrje të tilla. Për Republikën e qytetarëve”, ka shkruar Haziri.