Haziri: Qeveria Kurti do të mbahet mend për depresion të madh politik dhe ekonomik , 350 eurot barazi në varfëri

Prishtinë | 29 Gus 2024 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike tëë Kosovës, Lutfi Haziri vendimin e Qeverisë për pagën minimale 350 euro e ka quajtur barazi në varfëri.

Sipas Hazirit, punëtori në Kosovë nga kjo qeveri vlerësohet nga 2 euro për orë pune dhe në pamundësi për t’i realizuar premtimet, qeveria po shkakton vetëm barazi në varfëri.

Haziri thotë se Qeveria Kurti do të mbahet mend për depresion të madh politik dhe ekonomik.

“Nga një shpresë e pritur, është kthyer në një dëshpërim të madh, me masa ndëshkuese dhe me një izolim të përditshëm”.

“Kurti kishte premtuar që do t’i tatimojë të pasurit e do t’u shpërndajë fonde të varfërve dhe kjo nuk ka ndodhur në asnjë mënyrë. Përveç që ka premtuar që të vendos një barazi duke e rritur edhe pritjen, por edhe shpresën jo vetëm për një rrogë minimale por me një mesatare krejt ndryshe, i ka ikur tatimit të grupeve të tjera që mund të trajtohen me të ardhura më të mëdha”, tha Haziri.

Gjatë katër viteve të qeverisjes, Haziri thotë se çdo vendim i marrë ka pasur qëllim zgjedhor.

“Veprimet e fundit të kësaj qeverie janë kulmi i të gjitha veprimeve që ka ndërmarrë për impaktin zgjedhor, sepse jo vetëm nga partnerët ndërkombëtarë, por edhe në Kosovë nga të gjithë ne e kemi parë që është një qeveri e cila nuk e vlerëson impaktin e vendimeve, në asnjë mënyrë tjetër pos të impaktit zgjedhor. Edhe këta muaj, natyrisht që do të ketë vendime me efekte zgjedhore dhe asgjë tjetër”, deklaroi Haziri për express.

Të ngjashme