Hazrolli i LDK-së merr mbështetje masive në fshatrat e Suharekës

Prishtinë | 02 Qer 2026 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Gezim Hazrolli, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është takuar sot me qindra banorë të disa prej fshatrave të Suharekës, për të shpalosur programin dhe idetë e partisë.

Në një postim, Hazrolli ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen.

35-shi i LDK-së u takua me banorët e Nishorit, Kastërrcit, Breshancit, Peqanit dhe Semetishtit.

“Këto fshatra të Komunës së Suharekës përfaqësojnë punën, traditën dhe vlerat që e mbajnë të fortë vendin tonë” shkroi Hazrolli.

Postimi i plotë:

Semetishti na mblodhi sonte bashkë me banorët e Nishorit, Kastërrcit, Breshancit dhe Peqanit në një takim të mbushur me besim, respekt dhe përkushtim. Këto fshatra të Komunës së Suharekës përfaqësojnë punën, traditën dhe vlerat që e mbajnë të fortë vendin tonë. 

Faleminderit secilit qytetar për mikpritjen, mbështetjen dhe diskutimet e hapura. Energjia dhe vendosmëria që pamë sonte janë dëshmi se bashkë mund të ecim përpara drejt një të ardhmeje më të mirë për çdo familje.

Të ngjashme