Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Gezim Hazrolli, ka shpërndarë pamje ilustruese se si duhet të votohet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Hazrolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin LDK-në, si dhe kandidaturën e tij për deputet me numrin 35 në listën zgjedhore. Ai ka ftuar votuesit që më 7 qershor të votojnë për LDK-në dhe të shënojnë numrin 35 në fletëvotim.