Hedhet shorti për Euro 2024 – Shqipëria në “Grupin e ferrit”, Spanja, Kroacia dhe Italia kundërshtarët e kuqezinjve

Prishtinë | 02 Dhj 2023 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Është hedhur shorti për grupet e Euro 2024. Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Europianin e Gjermanisë.

E klasifikuar në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Padyshim një “GRUP FERRI” për Kombëtaren tonë që pritet të japë maksimumin përballë këtyre kundërshtarëve të vështirë.

Grupi A: Gjermania, Hungari, Skoci, Zvicër

Grupi B: Spanjë, Shqipëri, Kroaci, Itali

Grupi C: Angli, Danimarkë, Slloveni, Serbi

Grupi D: Play-off A, Hollandë, Austri, Francë

Grupi E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Play-off B

Grupi F: Turqi, Play-off C, Portugali, Çeki

Të ngjashme