Hedhja e mbeturinave vëllimore në Prishtinë, Inspektorati shqipton dy gjoba

Prishtinë | 23 Qer 2026 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila për hedhjen e parregullt të mbeturinave.

“200 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë;
 

200 euro gjobë ndaj një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri.

Apelojmë te qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së Kryeqytetit.

Inspektimet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë” thuhet në njoftim.

Të ngjashme