Duket se romanca e Heidi Klum po bëhet serioze.
Supermodelja 44 vjeçare dhe i dashuri i saj, Tom Kaulitz kanë realizuar paraqitjen e tyre të parë përkrah njëri-tjetrit në tepihun e kuq.
Çifti u paraqitën së bashku në “amfAR Gala Cannes” ditën e enjte gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.
Dyshja dukeshin tejet të lumtur dhe nuk hezituan të tregonin afërsi për njëri-tjetrin. Heidi kishte të veshur një fustan të bardhe nga Zuhair Murad përderisa Kaulitz kishte një dukje me kostum tërësisht te zi.