Supermodelja Heidi Klum riktheu sërish vëmendjen e publikut gjatë një shfaqjeje në Berlin, duke u shfaqur me një fustan provokues me dekolte të thellë dhe prerje të guximshme.
52-vjeçarja mori pjesë në premierën e shfaqjes teatrale “Blinded By Delight” të mërkurën në të njohurin Friedrichstadt-Palast.
Klum ishte aty për të mbështetur mikun e saj të gjatë, të famshmin dizajner mode Jeremy Scott, i cili për këtë spektakël ka dizajnuar 500 kostume. Në ngjarje morën pjesë edhe disa nga pjesëtarët e kastit të emisionit Germany’s Next Top Model, ku Heidi është gjyqtare kryesore.

Foto: Heidi Klum/Instagram
Pas premierës, Heidi ndau emocionet e saj në Instagram: “Çfarë nate! Urime mikut tim jashtëzakonisht të talentuar”, shkroi ajo duke bashkangjitur një foto nga ngjarja.
Megjithatë, javën e kaluar, Klum ishte objekt kritikave për pamjen e saj në Paris Fashion Week. E veshur me një fustan që zbulohej pjesërisht dhe duke mos mbajtur sytjena, ajo pozoj para fotografëve. Kombinimin e plotësoi me këpucë me taka të ngjyrës së lëkurës, syze dielli të zeza dhe make-up të rëndë, por komentuesit online nuk mbetën të impresionuar. Një nga komentuesit shkroi: “Klum është swingereja më e vjetër në qytet”.

Foto: Heidi Klum/Instagram
Edhe pse veshjet transparente janë bërë të zakonshme në tapetin e kuq, falë yjeve si Kim Kardashian dhe Bianca Censori, shumë e panë zgjedhjen e Klum si një përpjekje të vulgarizuar dhe të pakuptimtë për të tërhequr vëmendje.
Një koment lexonte: “Duket emocionalisht e zbehtë. Po përpiqet dëshpërimisht të mbajë pamjen e të 20-ave. Dëshpërimi nuk është tërheqës. Thjesht i trishtuar,” ndërsa një tjetër shtoi: “Rrezaton dëshpërim. Absolutisht pa klasë”. /Telegrafi/
