Zurichu ka triumfuar në derbin e qytetit ndaj Grasshopperit me rezultat të pastër 2-0.
E padyshim njëri nga lojtarët kryesor të kësaj skuadre është Hekuran Kryeziu.
Reprezentuesi i Kosovës menjëherë ka arritur të bëhet lider në mesfushën e Zurichut duke bërë paraqitje fantastike.
Edhe në derbin lokal ndaj GC, Kryeziu ishte i pakalueshëm në mesfushë duke qenë ndër më të mirët në ndeshje.
Kjo ka bërë që mesfushori nga Gjilani të futet edhe në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
E përditshmja zvicerane Blick, ka bërë 11-shen e javës ku nga futbollistët shqiptarë është vetëm Kryeziu.
Ndërkohë nga Zurichu i Hekuranit janë edhe portieri Yanick Brecher dhe mesfushori Adrian Winter.
Në ndeshjen e ardhshme, Hekurani me Zurichun do të kenë një përballje të vështirë pasi luajnë në udhëtim tek kampionët e Young Boys Bern.
Formacioni i javës në Zvicër: Yanick Brecher, Kevin Mbapu, Stefan Glarner, Mustafa Sejmenovic, Dennis Hediger, Adrian Winter, HEKURAN KRYEZIU, Christian Fassnacht, Raphael Rossi, Anto Grgic, Raphael Nuzzolo