Hekuran Murati: Deri ne fund të vitit 2022 rritja ekonomike do të jetë 4.1%

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 17:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2023, në vlerë prej tre miliardë e 212 milionë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky projektbuxhet ofron më të mirën për ekonominë dhe qytetarët e vendit, njofton Klan Kosova.

“Ekonomia e Kosovës ka treguar rezistencë të mjaftueshme sa i përket përballueshmërisë me kriza. Deri në fund të vitit parashikojmë të kemi 3.8 deri në 4.1 për qind rritje ekonomike”.

“Pritet një dinamikë e përshpejtuar e ekzekutimit të investimeve publike për shkak të zbatimit të kontratave në pritje që mundësohen me ligjin për mbështetjen e punëve publike”.

“Eksporti i mallrave pritet të vazhdojë në trendin rritës të deritanishëm. Projeksionet mbi të hyrat për vitin 2023 pritet të arrijnë 2 miliardë e 840 milionë euro”,

Të ngjashme