Hekuri është një nga substancat më të rëndësishme për shëndetin dhe gjendjen shpirtërore për secilin prej nesh; prandaj me të drejtë nutricionistët e quajnë “një bombë” për organizimin.
Me përcjelljen e oksigjenit të freskët në gjak, hekuri e rrit nivelin e energjisë, rinovon forcën dhe parandalon ndjeshmërinë e muskujve tek njerëzit që ushtrojnë. Edhe pse të gjithë mendojnë se mishi i viçit është burimi më i mirë i hekurit, ekzistojnë shumë burime më të mira të kësaj substance të nevojshme. Në fakt, rreth 85 gram mish viçi përmban vetëm 2,75 mg hekur. Prandaj, filloni të konsumoni këto pesë artikuj ushqimorë, që janë shumë më të pasura me hekur se sa mishi i viçit.
FASULET
Rreth 220 gramë fasule përmbajnë 4 miligram hekur, 225 kalori dhe 40 gramë proteina. Më së miri është të përdoret në sallata dhe si shtojcë në formën e skuqur.
GOCË DETI
Rreth 85 gramë gocë deti përmban 6.7 miligram hekur, që është rreth një e treta e dozës së rekomanduar ditore. Goca e detit përmban edhe proteina dhe minerale, midis të cilave dominon zinku.
SUSAMI
Rreth 40 gramë nga këto fara të shijshme përmbajnë rreth 5.2 miligram hekur. Shtoni susamin në sallatën tuaj të ardhshme ose në një përzierje drithërash. Por bëni kujdes, mos e teproni, pasi që susami është i pasur edhe me yndyrë. Në rreth 40 gramë susam ka 17 gram yndyrë.
THJERRËZA
Përveç se kanë shije të mirë, 200 gram thjerrëza të ziera përmbajnë 6.95 miligramë hekur. Përveç kësaj, do të merrni edhe rreth 50 gram karbohidrate komplekse dhe 18 gramë proteina.
SPINAQI
Ndoshta tashmë e dini se spinaqi është ylli kryesor kur është fjala për hekurin. Rreth 230 gram spinaq i zier përmban 6.4 miligram hekur dhe vetëm 40 kalori.