Hekurudhat e Kosovës nuk janë në gjendje të mirë

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Pak kush e di se janë duke u kryer punime të mëdha në linjat hekurudhore në Kosovë dhe atë në disa relacione.

Hekurudhat e Kosovës nuk janë në gjendje të mirë. Për rehabilitimin e tyre, janë duke u kryer punimet në linjën Fushë Kosovë – Hani i Elezit. Kjo linjë hekurudhore është e ndarë në segmentet, Hani i Elezit-Fushë Kosovë dhe Mitrovicë – Leshak.

Zymer Zekaj UD Kryeshef Ekzekutiv në Infrakos, tha për RTK-së momentalisht janë duke zhvilluar punimet në linjën 10-të hekurudhore që përfshinë nga kufiri me Serbinë deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Për marrëveshjen e 4 shtatorit 2020, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, ku përfshihen edhe dy linja hekurudhore, Infrakos nuk ka marrë kërkesë nga aksionari.

Punimet në hekurudhën Hani i Elezit-Fushë Kosovë, po bëhen në tri faza dhe pritet të përfundojë më 31 dhjetor të këtij viti.

Të ngjashme