Vajza e Diellza Kolgecit është bërë gjashtë muajshe.
Diellza Kolgeci dhe Fisnik Rugova gjashtë muaj më parë u bënë prindër për të parën herë me lindjen e vajzës së tyre të cilën e pagëzuan me emrin Helena.
Pasi vajza ka mbushur gjysmë viti, modelja shqiptare ka ndarë një imazh të saj ku zbuloi portretin e plotë të bijës.
Helena duket si një engjëll i vërtetë në foton e ndarë, dhe e ëma ia kishte bashkëngjitur edhe një figurë të balerinës.