Helikopteri i pronarit të Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha, është rrëzuar në parkingun e stadiumit King Power pas ndeshjes me West Hamin.
Pas rrëzimit helikopteri ka marrë flakë, por ende nuk dihet nëse numri një i klubit anglez ishte brenda tij.
Helikopteri ka dalë nga kontrolli pak metra pas ngritjes dhe raportimet e para thonë se kishte problem teknik në bishtin e tij.
Në rrjete sociale janë publikuar disa fotografi ku shikohet se helikopteri kishte marrë flakë dhe kjo vetëm sa ka shtuar panikun.
Helikopteri është përdorur gjithmonë vetëm nga familja e Srivaddhanaprabha, por në ndeshjen e sontme ishte i vetëm në tribuna.