Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se nga dita e djeshme njësitet e specializuara të FSK-së kanë vazhduar pandërprerje operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në Deçan pas helmimit të mbi 1000 personave.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se operacionet do t’i vazhdojnë derisa situata në Deçan të rikthehet në normalitet, sepse ky është misioni dhe detyra e tyre.
Postimi i tij:
Deçanas të mi të dashur,
Të dashur qytetarë të vendit tim,
Nga dita e djeshme, njësitet e specializuara të FSK-së kanë vazhduar pandërprerje operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në Deçan.
Sot, bazuar në rrethanat dhe nevojat e Shtabit Emergjent kemi angazhuar 5 njësi të specializuara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhen ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor.
Vazhdojmë operacionet tona deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimit të gjendjes normale.
Ky është misioni ynë!
Kjo është detyra jonë!
Kjo është detyra jonë!