Helmimi i qytetarëve, Komuna e Deçanit kërkon nga IKShPK analiza më të thella të ujit

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit po kërkon nga IKSHPK-ja analiza më të thella të ujit të pijes për 12 fshatra, nga të cilët u helmuan mbi 2 mijë banorë të kësaj zone.

Kështu është bërë e ditur në takimin e Shtabit Emergjent nga kryetari Bashkim Ramosaj, ku janë diskutuar rreth tri pika, njofton Klankosova.tv.

Në ketë takim Ramosaj, bëri të ditur së i është bërë kërkesë IKSHP-së për analizat më të thella të ujit të pijes në Komuna e Deçanit konkretisht për 12 fshatrat të cilat ishin të përfshira në rastin e fundit ku mbi 2000 mijë qytetar janë helmuar .

“Rekomandimi nga IKSHP-ja pas përfundimit të analizave të fundit të ujit të pijes dhe përdorimit të tije. Kampanja e kthimit të vetëbesimit për përdorimin ujit të pijes pas kësaj situatë duke përfshirë të gjitha institucionet si FSK-ja, Policia, Zjarrfikësit, Kuvendi Komunale, Shëndetësia etj. Vlerësimi i situatës në përgjithësi që nga dt.11.07.2021 deri më sot 28.07.2021. Gjatë këtij takimi pos këtyre temave më rendësi një vend të veçante për të gjithë kanë ata të cilët kanë dhen kontributi në donacion më uji të pijes , medikamente dhe vullnetarët”, janë temat e diskutuara sot në takim.

Të ngjashme