Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ka marrë nën hetim 3 persona për helmimin masiv në Krujë disa ditë më parë.
Nën hetim janë shetasit: Ledio Çela Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë, Andi Kupa Drejtues teknik dhe Ervin Karafili Shef i Shërbimit të Epidemologjisë dhe Higjenës Krujë.
Të tre këta persona dyshohen se janë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i Detyrës” që me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka pezulluar po ashtu edhe nga detyra të tre shtetasit.