Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në dy mostrat e fecesit të dërguara jashtë laboratoret e Kosovës, në rastin e Deçanit, del se janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC).
Me anë të një njoftimi për media, IKSHPK ka njoftuar se janë duke bërë hulumtim epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit.
“Në dy mostrat e fecesit të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka dalë edhe me rekomandime.
Njoftimi i IKSHPK’së.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3921096114685030