Helmohen 70 persona, arrestohet pronari i restaurantit

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 12:22 | Nga

Pronari i një restoranti në Bajram Curr është arrestuar nga policia pas helmimit të 70 personave që kishin konsumuar ushqim në lokalin e tij.

Në spitalin e Bajram Currit janë paraqitur 70 persona për të marrë ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Hetimet paraprake tregojnë se ata kanë konsumuar ushqimin në lokalin e Dashamir P., 47 vjeç nga Gjakova, në lagjen “28 gushti” të qytetit, shkruan Top Channel.

Ndërkaq, në bashkëpunim me specialistët e AKU dhe drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse. Dyshohet se shkaktare kanë qënë produktet e mishit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme