Hendboll, Kosova pas fitores ndaj Ukrainës, rrit shpresat për Euro 2026

Prishtinë | 14 Mar 2025 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e hendbollistëve të Kosovës pas fitores së mbrëmshme ndaj Ukrainës me rezultat minimal 31:30, shpreson paksa më shumë se mund t’ia dalë mbanë të kualifikohet në Kampionatin Evropian, që mbahet vitin e ardhshëm.

Kualifikimi eventual në kampionat evropian do të ishte i pari në historinë  hendbollit kosovar.

Në kuadër të xhiros së katërt të Grupit të gjashtë të kualifikimeve në “Euro 2026”, Kosova të dielën do të ballafaqohet sërish me Ukrainën, por në Klaipeda të Lituanisë. Ukraina si vendëse luan në shtete të tjera për shkak të luftës në këtë vend .

Kampionati evropian në vitin e ardhshëm zhvillohet në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga 15 janari deri më 1 shkurt.

Të ngjashme