Mesfushori anglez, Jordan Henderson, vazhdon të jetë oguri i mirë i kombëtares së Anglisë.
Në 30 paraqitjet e fundit për Anglinë, Henderson ka fituar 23 lojë dhe ka barazuar shtatë herë, duke i sjellë fat “Tre Luanëve”.
Kjo është seria më e gjatë pa humbje e një futbollisti të Anglisë në histori.
Anglia dhe Hendersoni janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, me vetëm një humbje, ku nuk luajti mesfushori i Liverpoolit.