Thierry Henry duket se do të jetë trajeri i ri i skuadrës franceze Monako.
Ka qenë e përditshme franceze L’Equipe që ka dhënë lajmin se Henry do të zyrtarizohet në Monako.
Henry ishte afër ta marrë drejtimin e klubit anglez Aston Villa, por ai fundmi Monaco ka bërë një ofertë të parezistueshme.
Klubi i francez i besoi Henrys për të zëvendësuar Jardim, të shkarkuar ditë më parë, pasi ky i fundit ishte në drejtimin e ekipit në rënien drastike në kampionat.
Monaco aktualisht renditet në pozitën e 18-të në kampionat me vetëm një fitore dhe tri barazime pas nëntë xhirove.
Klubi francez pritet ta zyrtarizojë gjatë 24 orëve të ardhshme legjendën Thiery Henry si trajner i gomave.
Henry do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me klubin bardh e kuq.
41-vjeçari gjatë karrierës së tij ka kaluar gjatë vite si futbollist i Monacos, duke zhvilluar gjithsej 105 ndeshje duke shënuar 20 gola.