Henry zgjedh golin më të mirë që ka parë ndonjëherë: Goli i Messit ishte kundër logjikës

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Thierry Henry ka pranuar se superylli i Barcelonës, Lionel Messi, dikur shënoi një gol të bujshëm që ai e cilëson si “kundër logjikës”.

Legjenda 42-vjeçare e Arsenalit u largua nga Topçinjtë në vitin 2007 për të përfunduar një transferim mahnitës prej 16.1 milionë eurosh te Barcelona.

Dhe Henry, i cili kaloi tre sezone në Camp Nou, zbuloi një rast ku Messi shënoi një gol që e bëri atë të mendojë se “ai gol nuk ishte normal”.


“Futbolli nuk është gati” – “Messi pa mjekër” po shkatërron në stërvitje te Barcelona


Duke folur në “Take The Ball, Pass The Ball” të vitit 2018, francezi ka thënë se ylli argjentinas shënoi golin e mrekullisë kundër Malagas.

“Goli më i mirë që e kam parë ishte ai i Messit kundër Malagas në shtëpi sepse ajo që bëri kundërshtoi çdo logjik. Ajo nuk ishte normale”, ka thënë Henry.


Dhjetë rekordet e mëdha të Lionel Messit që çuditërisht askush nuk flet rreth tyre

Pamjet e golit janë postuar që në media sociale dhe tregojnë saktësisht pse Henry u la i befasuar pas golit të mahnitshëm të Messit.

Henry u largua nga Barcelona në vitin 2010 dhe kaloi katër vjet me ekipin e MLS-së, New York Red Bulls, ku përfshihet edhe një huazim i shkurtër te Arsenali.

Të ngjashme