Hepatiti shkakton mbi një milionë viktima në vit

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

28 korriku është Dita Botërore e Hepatitit. Hepatitet B dhe C shkaktojnë deri në 1 milionë e gjysmë vdekje në vit.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Doktor Raul Gonzales Montero i parapriu kësaj dite me një mesazh.

“Një mesazh për qeverinë shqiptare dhe për çdo qeveri në Europe është: Ju lutem mesoni sa njerëz të infektuar keni dhe ku ndodhen ata. 400 njerëz vdesin në një ditë të vetme ne rajonin Europian nga një sëmundje që është e parandalueshme dhe e kurueshme”, thotë Dr. Raul Gonzales Montero.

Në botë janë 194 vende dhe vetëm në 84 prej tyre kane planveprimi për eliminimin e hepatitit.

“Fatkeqësisht Shqipëria nuk është një prej këtyre 84 vendeve. Unë e di që po punojnë për një plan, por nuk e kane ende një të tillë. Për hepatitin B, Shqipëria ia ka dale duke vaksinuar çdo të sapolindur”, shprehet Dr. Raul Gonzales Montero.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë sjell dy nga shembujt pararoje te Eurpoës.

“Islanda do ta eliminojë hepatitin në 2023-shin, pra pas gati 3 vjetësh, ndërsa Spanja në 2024-ën. Kjo do të thotë se është e arritshme” thotë Dr. Raul Gonzales Montero.

Hepatiti A është formë e lehtë që merret nga konsumni i ushqimeve apo ujit të ndotur.

“Hepatitet B dhe C merren gjate marrëdhënive seksuale apo nga transfuziomi i gjakut të infektuar, por edhe gjate bërjes së një tatuazhi, nëse shiringa nuk është sterile”, thotë Dr. Raul Gonzales Montero.

Hepatitet B dhe C shkaktojnë cirozë dhe kancer të mëlçisë. Kurat kushtojnë, megjithatë edhe për këtë ka një zgjidhje.

“Është si një lloj tregu. Disa vende si Pakistani shpenzojnë 20 dollarë për gjithë trajtimin, ndërsa në Shtetet e Bashkuara trajtimi kushton 120 mije dollarë. Por vende si Shqipëria duhet ta kuptojnë se çmimet janë të negociueshme. Mund të realizohen prokurime duke u bashkuar me vende të tjera të vogla si Maqedonia dhe të përfitojnë çmime më të ulëta”, tha Dr. Raul Gonzales Montero. 

Të ngjashme