Këngëtarja kosovare, Shkëndije Mujaj, ka marrë vendimin drastik për të hequr dorë përfundimisht nga pozat provokuese dhe për t’iu përkushtuar zotit duke u mbuluar me hixhab.
Ditën e sotme në një videomesazh në “Abc-në e mëngjesit”, Shkëndija u shpreh se ka qenë një zgjedhje e saj dhe se ndihet e lumtur për vendimin që ka marrë.
“Nuk dua ta përmend jetesën që kam bërë përpara, tashmë i përkas diçkaje tjetër, jam tek besimi që kam në Zot. Dhe pse nuk kam shumë eksperiencë në këtë drejtim, për mua ka qenë një zgjedhje e lirë. Nuk kam si të flas unë për mbulesën dhe të mos flas për besimin se është diçka e kotë.
Pas kësaj mbulese fshihet një besim dhe dashuri ndaj ndihem mirë. Për fat të mirë jetoj në një shtet ku nuk jam ndjerë asnjë sekondë e paragjykuar. Unë nuk e kam parë këtë eksperiencë negative. Sa i përket shoqërisë kam patur shumë komplimente, me të vërtetë jam shumë e lumtur dhe ndihem e privilegjuar”, u shpreh ajo.
Më poshtë mund të shihni disa nga fotografitë e mëhershme të Mujajt: