Brenda stadiumit të Beshkiktashit në Stamboll, zhurma e 42 mijë tifozëve turq të futbollit bëhet shurdhuese.
Për punëtorin në administratë në Hertfordshire, Michael Masters, ka vetëm një fjalë për të përshkruar momentin kur eci në stadium me patericat e tij: “frikësuese”.
Ai kishte arsye të mirë për t’u ndierë në ankth, pasi vetëm pak minuta më vonë, Masters dhe bashkëlojtarët e tij te përfaqësuesja e Anglisë do të përballeshin me nikoqiren Turqinë në finalen e Kampionatit Evropian të futbollit të lojtarëve me këmbë të amputuara.
Për një skuadër, siç ka shpjeguar seleksionuesi, që është më e mësuar të luajë “para një njeriu dhe një qeni”, ishte një gjë e jashtëzakonshme. Edhe më impresive, shumica e lojtarëve anglezë kishin kaluar fundjavat duke mbledhur donacione jashtë një supermarketi lokal për të udhëtuar në Turqi për Kampionatin Evropian.