Kandidati i Nismës për Kosovën, Heset Sahiti, ka paraqitur dhjetë prioritet e tij nëse e merr besimin për ta drejtuar Komunën e Lipjanit.
Sahitit ka thënë se bujqësia dhe mirëqenia sociale për qytetarët janë prioritetet kryesore të Nismës.
Ai ka premtuar se do ta rrisë buxhetin për bujqësinë; sigurimin e një fondi për fermerë; ndërtimin e tregut të gjelbër në Magurë etj.
Rregullimi i infrastrukturës së ujit dhe ujërave të zeza për biznese dhe siguria e ushqimeve për qytetarët e Lipjanit, janë prioritet i kandidatit Sahiti.
“Vende të turizmit ka Lipjanit dhe do të ketë investime në këtë fushë”, ka thënë më tutje Heset Sahiti, duke paralajmëruar, mes tjerash, investime në shpellën e Gadimes.
Mes 10 zotimeve të Nismës në Lipjan është dhe heqja e taksave për kategoritë e luftës.
Sahiti, po ashtu, ka siguruar se do të depolitizojë sektorin e arsimit në Lipjan. Sipas tij, Lipjani ka nevojë për së paku një shkollë të re fillore dhe për çerdhe.
Krasniqi: Lipjani është me fat!
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se qytetarët e e Lipjanit janë me fat që në këto zgjedhje mund të zgjedhin një kryetar si Eset Sahiti dhe kandidatët e Nismës për Kuvend Komunal.
“E kam pasur fatin që të jem gjatë në politikë dhe t’i njoh të gjithë kandidatët për kryetar të Lipjanit. E them me bindje se kandidati Heset Sahiti është me vlera të larta dhe me vizion të qartë. E them me bindje se është fat për Lipjanin dhe për çdo fshat të kësaj komune”, tha Krasniqi.
Madje, sipas tij, Sahiti e meriton të jetë më shumë se vetë kryetar i Lipjanit.
“E keni nderin ta votoni Nisma për Kosovën në Lipjan dhe jam i bindur se nuk do të zhgënjeheni. Sahiti do të jetë përçues i frymës politike i cili do të respekton çdo qytetar”, u shpreh Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës.
Nisma e mbush Shtëpinë e Kulturës në Lipjan
Ka nisur tubimi i Nismës për Kosovën që shënon hapjen e fushatën elektorale për zgjedhjet lokale në Lipjan, raporton Ekonomia Online.
Në këtë komunë, Nisma garon me Heset Sahitin. Ai po shpalos programin e tij, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, e cila është e mbushur plot.
Në tubim po merr pjesë dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, e zyrtarë të tjerë nga qendra.
Nismës në Lipjan i është bashkuar edhe ish-kryetari Shukri Buja, i cili para pak kohësh braktisi PDK-në.