Albin Kurti ka heshtur kohëve të fundit kur në pyetje është Gjykata Speciale. Nga premtimet që i jepte dikur se nuk do t’i dorëzonte ish-luftëtarët në Hagë, Kurti tani ka heshtur edhe kur iu ftua krahu i djatht i tij, Rexhep Selimi.
Sa ishte në opozitë, i nominuari për kryeministër kishte thënë se Gjykata Speciale do ta ndryshojë historinë dhe do Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të njollosej. Duket se sa më shumë që Kurtit po i afrohen ditët e ardhjes në pushtet, aq më shumë po i ndërrohen edhe qëndrimet e premtimet publike që i kishte.