Heshtja nuk është ar çdo herë!

Prishtinë | 09 Sht 2024 | 16:58 | Nga Shemsedin Dreshaj

Dukuritë negative duhet demaskuar dhe denuar në mënyren e duhur dhe në kohën e duhur, ndërsa trendet negative duhet penguar qe në fillesat e tyre.

Guximi dhe vizioni për të nesermen ishin karakteristikë ndër gjenerata te shqipëtarëve në trojet e tyre. Guxuan ta mbrojnë vendin, qenjen fizike shqipëtare, kulturen dhe shpresën për një të ardhme premtuese.

Guximi intelektual i elitës se vendit është motor i prespektivës me premisa të dëshmuara. Heshtja e elitës intelektuale përpara kercnimeve dhe trendeve negative të vendit, sa është e rrezikshme është po aq zhgenjyese dhe ikje nga përgjegjësia historike.

Kosova është shtet dhe ate shtet i yni!

Heshtja çdo herë nuk është ari.

Heshtën mësuesit, sot na mungojnë nxenësit.

Heshtën profesorët universitarë, sot nuk kemi studentë.

Heshtën prindërit, sot mbetem pa femijë.

Heshtën punëdhenësit, mbetem pa punëtorë.

Heshtja e partive politike do ti le ato pa votues.

Ka rrezik qe neser do të kemi mësues pa nxenës, profesorë pa studentë, prindër pa femijë, punëdhenës pa punëtorë, parti politike pa votues.

Jeta nuk është monolog. Intelektual të vendit zgjohuni.

Te ekzistosh nuk do të thotë të jetosh.

(Autori është deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së)

Të ngjashme