Analisti, Albert Heta, ka thënë se zgjedhjet e brendshme të së dielës, në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë qenë më të rëndësishmet për të.
“Dje është votuar,a ka apo nuk ka Vetëvendosje”, ka thënë Heta, njofton Klan Kosova.
“Kurti është sundimtar absolut sepse është votuar nga 1/3 e anëtarësisë”.
“Kjo është fitore e Pirros, që nuk iu ka dashur asgjë Albin Kurtit”, ka thënë ai më tej.
Heta ka theksuar se Kurti fitoren e djeshme e ka llogaritur si jetë a vdekje në një terren politikë.
“Ai e di shumë mirë se çka është duke bërë. Ai nuk është lojtar politik naiv, që bën aventura”, ka shtuar Heta.
Më tej Heta ka folur edhe për zgjedhjet e tre viteve më parë, ku ka thënë se ardhja e Visar Ymerit në krye të partisë ka qenë njëfarë koncenzusi.