Mesfushori Përparim Hetemaj e ka përfunduar fazën e parë të këtij edicioni në Serie A si lojtari që ka shkaktuar më së shumti faulle.
E në mesin e dhjetë lojtarëve në këtë statistikë është edhe mesfushori tjetër nga Kosova, Valon Behrami, që aktivizohet tek Udinese.
Si për Chievon ashtu edhe për Hetemajn, pjesa e parë e edicionit nuk ka qenë e mirë. Chievo zë vendin e fundit në tabelë pas 19 xhirove me tetë pikë, derisa Hetemaj ka humbur vendin e titullarit.
Në 908 minuta lojë në total sa i ka pasur deri më tash, Hetemaj ka shkaktuar 28 faulle apo 2.78 faulle për ndeshje 90-minutëshe.
Kjo e bën Hetemajn lojtarin më të ashpër, ndonëse është ndëshkuar vetëm katër herë me karton të verdhë.