Mesfushori i lindur në, Përparim Hetemaj, ka vendosur të qëndrojë për ekipin kombëtar të Finlandës e jo për vendlindjen e tij, ka bërë me dije Federata Finlandeze e Futbollit (SPL).
Hetemaj, figurë kyçe e skuadrës finlandeze që nga viti 2009, nuk u paraqit në ndeshjen e Finlandës kundër Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin, duke nxitur kështu spekulime se ai do të mund të kalonte nga Finlanda në Kosovë e cila u pranua si anëtare e plotë e FIFA kohë më parë, raporton Reuters.
Por trajneri i Finlandës, Hans Backe, të shtunën ka shtuar emrin e Hetemajt në përbërjen e skuadrës për kualifikimet e mëtejme për ndeshjet kundër Islandës dhe Kroacisë, duke konfirmuar kështu zgjedhjen e lojtarit, transmeton Koha.net.
“Ky vendim është i përhershëm”, ka thënë një zëdhënës i SPL-së për Reutersin të dielën.
Hetemaj luan për skuadrën italiane të Serie A, Chievo Verona.