Hetemajt i jepet shiriti i kapitenit tek ekipi SJK

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Mehmet Hetemaj do të jetë kapiten i ekipit SJK Seinajoki për edicionin e vitit 2019 në Veikkausliiga të Finlandës, kanë njoftuar të mërkurën mediumet finlandeze.

Hetemaj është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2015 dhe ka kontratë deri në fund të këtij viti. Me këtë ekip, Hetemaj 31-vjeçar ka fituar një titull kampioni (2015) dhe një Kupë (2016) të Finlandës, transmeton Koha Ditore.

Hetemaj ka pranuar se ndihet i nderuar me përgjegjësinë shtesë që do ta ketë gjatë këtij edicioni.

“Kjo është hera e parë në karrierë që më është besuar shiriti i kapitenit. Është një ndjenjë e mirë dhe për mua do të thotë shumë, pasi kjo zgjedhje është bërë nga bashkëlojtarët”, është shprehur Hetemaj. “Si kapiten nuk do të kem presion, por do të vazhdoj me përgjegjësi të madhe të jem lider i ekipit në fushë. Do t’i inkurajoj lojtarët dhe veten për të dhënë më të mirën këtë edicion”.

Edicioni i ri në Finlandë nis më 23 prill, kurse Hetemaj gjatë karrierës ka luajtur edhe te Monza, Albinoleffe, Honka, Reggina, Panionios, HJK Helsniki e Viikingit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme