Hetemi tha se do të dilte pa problem nga objekti i Komunës nëse do të largohej KFOR-i. Ai pohoi se i kanë thënë se po të dalë nga objekti, KFOR-i nuk do ta lejojë të kthehet brenda.
“Deri sa ta shlirojmë këtu mirë… KFOR-i qetash me u largu, unë dal pa problem. Këtu nuk ka problem më si përpara, protestuesit me ardhë e me pasë problem e me hy edhe njëherë me njësinë speciale me dhunë. Unë vij, hyj, dal kur të du. Javën e parë kam hy kam dalë pa problem hiç”, tha Hetemi në një intervistë për RTK-në.
“Por nëse dilni KFOR-i s’ju lë të ktheheni?”, e pyeti gazetari dhe Hetemi u përgjigj me pohim.
“Ashtu na kanë thënë. Ashtu na kanë thënë sa herë”, tha ai.