Hetimi i Presidentit, Komisioni hetimor do thërrasë Metën të dëshmojë më 6 shtator

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Komisioni hetimor parlamentar,  i cili synon shkarkimin e Presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës zhvillon sot mbledhjen e tij të parë për këtë sesion parlamentar.Në rendin e ditës  parashikohet miratimi i procesverbalit të datë 15 korrik 2019 dhe i planit Hetimor të Komisionit. Rendi i ditës së Komisionit përfshin shkeljet e pretenduara nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Mbledhja e sotme është formale, me një rend të thjeshtë. Ky Komision ka afat deri në muajin tetor, për të dalë në konkluzionet nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga tha se Presidenti do thirret me 6 shtator,  për të dhënë sqarimet e tij./top channel/

Të ngjashme