Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, kanë pasur një përplasje mes vete. Shkak për këtë ka qenë përgjigja nga ana e Prokurorisë nëse është duke i hetuar keqpërdorimet e mundshme, raporton Ekonomia Online.
Deputetët e pushtetit patën kritika edhe për siç thanë “ekzagjerimin” e kësaj çështjeje nga ana e opozitës, ndërsa këta të fundit e cilësuan si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
Nga mazhoranca deklaruan se nuk e kanë parë as pyetjen drejtuar këtij institucioni të drejtësisë.
Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj, ka njoftuar se i ka dërguar pyetje Prokurorisë Speciale, me kërkesën për ndihmë për të hetuar mbi dyshimet për keqpërdorime të mundshme.
Ndërkaq, në përgjigjen e Prokurorisë Speciale drejtuar Qalaj thuhet se do të kenë një bashkëpunim reciprok.
Por kjo është kundërshtuar nga deputeti i VV-së, Driton Hyseni, më arsyen që nuk kanë qenë në dijeni në lidhje më këtë kërkesë.
“Kemi pyetur rreth dyshimit për keqpërdorim. Ne duhet ta bëjmë një dokument se nuk kemi kohë. Nëse kontestojmë çdo shkronje, atëherë kjo po bie që po doni me shty procesin”.
Hyseni tha se nuk është marr një përgjigje nga ajo çfarë është diskutuar dhe ësht dakorduar dhe sipas tij, ky është problemi.
Doarsa Kica- Xhelili, nga LDK tha se më 12 shkurt janë dakorduar t’i drejtohen prokurorisë se çfarë do të kihet kujdes.
“Ju jeni duke e tjerrë këtë për me zvarrit këtë proces. Çdo insistim për të ndryshuar pyetja, është tentim me zvarrit procesin e hetimit”.
Salih Zyba, nga radhët e VV-së tha se nuk është i informuar për pyetjen. “Të premten na ka arritur përgjigjja e sot pyetja. Ne jemi dakorduar në mbledhjen e kaluar për shkresë”.
Kurse Doarsa Kica- Xhelili, nga LDK, tha se partia në pushtet po humbë kohë.
“Jeni tu na humb kohë, hiq nuk po ju besoj se keni qilimin fisnik në këtë proces. Çka noteri qenka mangu? Jeni tu na fy inteligjencën. Po bëhen 6 muaj e ju nuk jeni gjendje me na tregu se çfarë nuk është në rregull”.
Por Zyba, tha se, pyetja ka shkua pa u dakordu këtu e pa e aprovua. “Ne vetëm jemi pajtuar që të dërgojmë një shkresë. Kjo vec pyetje nuk është, se as pikëpyetje nuk ka”.
Edhe Pal Lekaj, nga AAK-ja tha se janë dakordua për dërgimin e pyetjeve te kryeprokurori.
“Unë kam qenë kundër me dërgua për kompetencat se e kam ditur ne kompetencat në prokurori se e kam ditur kompetencat e këtij komisioni. Çdo humbje kohe po shkojmë ka përfundimi, mendoj që nuk mund të ja dalim të shkojmë ka e vërteta. Jemi këtu për të marR pyetje me baze të dokumentacionit, pastaj dëshmitarët që janë involvuar”.
Doarsa Kica-Xhelili, nga radhët e LDK-së tha se dëshiron të besoj se partia në pushtet ka interesim me e zbardhë të vërtetën.
“Nëse keni vullnetin e mirë atëherë nuk duhet të kapni në pikëpyetje. Nëse doni me zgjeru afatin e komisionit, jeni mazhurancë. Po diskutimi rreth pyetjes është veç me bë filma”.
Zyba tha se “nuk do duhej të adresohen të prokuroria e jo të Blerim Isufaj, është keqadresuar të personi që nuk është kompetent. Ne nuk mund të bëjmë hetim paralel”.
Kurse, Halil Thaçi, nga VV-ja, shtoi se kjo, nga partitë opozitare, po bëhet me tendencë, “Është e qëllimshme mos dërgesa me kohë e pyetjes“.
Deputet gjatë kësaj mbledhje diskutuan rreth kërkesave për sjellë të dokumentacionit