Pilotët vazhdimisht kishin ndjekur procedurat e rekomanduara nga Boeing para rrëzimit të muajit të kaluar të një fluturimi të linjës ajrore të Etiopisë, sipas raportit të parë zyrtar nga hetimi i kësaj fatkeqësie.
Me gjithë përpjekjet e tyre, pilotët “nuk ishin në gjendje të kontrollonin avionin”, tha Ministri i Transportit, Dagmawit Moges.
Fluturimi ET302 u rrëzua gjashtë minuta pas ngritjes nga Addis Abeba, duke lënë të vdekur të gjithë 157 personat në bord.
Ky ishte aksidenti i dytë i një avioni Boeing 737 Max brenda pesë muajsh.
Tetorin e kaluar, aeroplani i Lion Air JT 610 u rrëzua në det afër Indonezisë duke vrarë të gjithë 189 njerëzit në bord.