Hetimi për rrëzimin e Boeing 737 Max në Etiopi: Pilotët kishin ndjekur të gjitha procedurat

Etiopi | 04 Pri 2019 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Pilotët vazhdimisht kishin ndjekur procedurat e rekomanduara nga Boeing para rrëzimit të muajit të kaluar të një fluturimi të linjës ajrore të Etiopisë, sipas raportit të parë zyrtar nga hetimi i kësaj fatkeqësie.

Me gjithë përpjekjet e tyre, pilotët “nuk ishin në gjendje të kontrollonin avionin”, tha Ministri i Transportit, Dagmawit Moges.

Fluturimi ET302 u rrëzua gjashtë minuta pas ngritjes nga Addis Abeba, duke lënë të vdekur të gjithë 157 personat në bord.

Ky ishte aksidenti i dytë i një avioni Boeing 737 Max brenda pesë muajsh.

Tetorin e kaluar, aeroplani i Lion Air JT 610 u rrëzua në det afër Indonezisë duke vrarë të gjithë 189 njerëzit në bord.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme