Hezbollah dënon masat e reja të ShBA-së

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 18:45 | Nga

Grupi Hezbollah ka dënuar masat e reja të Shteteve të Bashkuara, kundër tyre, përfshirë një projektligj që i targeton financat e këtij grupi. Hezbollah e ka cilësuar këtë veprim “agresion” kundër Libanit.

Në një deklaratë, grupi ka thënë se masat e reja janë “ndërhyrje e zhurmshme në punët e brendshme të Libanit”, dhe cënim i sovranitetit libanez.

Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi ShBA-të aprovuan legjislacionin që i bllokon qarkullimin e parave, grupit militant të mbështetur nga Irani.

Ky projektligj që është sponzorizuar nga republikanët, Ed Royce dhe Eliot Engel, po ashtu sanksionon njerëzit dhe bizneset e përfshira në mbledhjen e fondeve për këtë grup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme